Një incident i regjistruar mesditën e kësaj të marte në zonën e ‘’Ali Demit’’ në Tiranë, ka sjellë reagime të shumta në media, të cilat e raportuan ngjarje si një sherr masiv mes disa personash në zyrën elektorale të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë. Ndërsa kjo e fundit e bëri të qartë përmes një reagimi zyrtar se sherri nuk ka ndodhur në zyrat e saj, por pranë ambienteve të zyrës elektorale, e cila shihet qartë se është në rrugë kryesore.

Ndërsa vetë Policia e Shtetit, e nxituar ashtu si dhe në herë të tjera kur ka ngjarje të tilla, përmes një reagimi zyrtar shkruante se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të zyrës elektorale, pavarësisht se grupi hetimor i mbërritur në vendin e ngjarjes ende nuk kishte kryer verifikimet dhe dalë me një raport zyrtar që të hidhte dritë mbi atë që ndodhi. Pyetjes se pse u nxitua Policia të dilte me një reagim të tillë duhet ti japin përgjigje autoritetet përkatëse, të cilat duhet të nisin menjëherë dhe hetimet.

Jo çdo ngjarje kriminale e ndodhur pranë një zyre elektorale duhet të raportohet dhe trajtohet si e lidhur me subjektin politik. PSD gjatë gjithë fushatës elektorale është treguar e kujdesshme në deklaratat e saj, për të mos nxitur gjuhë urrejtje dhe konflikte, ndërsa ngjarja e sotme tregoi qartë se rritja e këtij subjekti politik, jo vetëm ka tmerruar mediat e lidhura me qeverinë, që në rresht raportuan se konflikti ishte regjistruar brenda zyrave të PSD, pa pritur raportet zyrtare, por dhe vetë Policinë, e cila në një kryeqytet të mbytur nga ngjarjet e rënda, vrasjet dhe plagopjet nxiton ta lidhë ngjarjen me një parti, duke shkelur ligjin dhe ndërhyrë në fushatën politike, por llogari të atyre që i tmerrohen mbase rezultatit të 11 Majit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *