‘’Shqip të dua’’ e sjellë nga Marko dhe Elton Baka po numëron mijëra klikime në të gjitha platformat online. Dy djemtë e Yllit duket se nuk do të ndjekin babain e tyre vetëm në profesion, por dhe në sukses në tregun muzikor.
Këtë gjë po e tregojnë me projektin e tyre, i cili këtë herë i sjellë solo, por si një hit me mijëra klikime. Nuk dihet nëse ‘’Shqip të dua’’ i dedikohet ndonjë vajze në veçanti pasi dy djemtë simpatikë kanë zgjedhur që anën personale ta mbajnë diskrete.