Igli Tare rikthehet në ekranin shqiptar, këtë herë për të komentuar emocionet e Champions League. ZoneVip zbulon ekskluzivisht se ish-futbollisti dhe ish-drejtuesi i njohur do të jetë pjesë e panelit të komentatorëve të ndeshjeve të Champions League në Top Channel, krah dy emrave të tjerë të njohur të futbollit shqiptar, Lorik Cana dhe Redi Jupi.
Për sezonin 2026-2027, Champions League do të transmetohet në Top Channel, duke sjellë përballjet më të mëdha të futbollit europian në ekranin më të madh të shqiptarëve.
Por risia nuk mbaron me rikthimin e kompeticionit në ekran. ZoneVip mëson ekskluzivisht se çdo të mërkurë, në mbrëmjet e Champions League, komentatorë do të jenë Igli Tare, Lorik Cana dhe Redi Jupi.
Bëhet fjalë për tre figura të njohura të futbollit shqiptar, me një eksperiencë të gjatë si brenda fushës, ashtu edhe në analizën dhe komentimin e futbollit.
Për Igli Taren, rikthimi në ekran vjen në një moment mjaft të komentuar në Shqipëri. Ish-futbollisti, i cili së fundmi është parë edhe në zyrat e SPAK, tashmë pritet të rikthehet në vëmendjen e publikut përmes një tjetër fushe, asaj televizive dhe sportive.
Champions League 2026-2027 pritet të sjellë jo vetëm spektaklin e futbollit në Top Channel, por edhe një treshe që premton analiza, debate dhe shumë emocion për tifozët shqiptarë. Ekskluzive nga ZoneVip

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *