Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Tom Doshi u ndal në Velipojë në kuadër të turit elektoral për zgjedhjet e 11 majit ku hodhi akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Sipas Doshit, Bashkia e Shkodrës dhe IKMT, në një vendim absurd ka vendosur që të gjobisë dhe ë nxjerrë nga banesa një nënë të vetme me tre fëmijët e saj në Trush, me preteksin se banesa është pa leje.
Doshi theksoi se banesa është ndërtuar nga të gjithë fshatarët për shkak se nëna dhe fëmijët e saj jetonin në kushte ekstreme varfërie. Kreu i socialdemokratëve shqiptarë, i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsiuonit dhe Krimit të Organizuar që të nisë hetimet për krimet zgjedhore që po bëhen në Velipojë, sipas tij me urdhër politik të kryeatrit ë bashkisë, Benet beci.
Doshi u shpreh se Beci ka lejuar ndërtimet pa leje në zonën e Velipojës në këmbim të votave, ndërsa gjobit dhe urdhëron shembjen e një banese të ndertuar nga komuniteti i Trushit për nënën e vetme dhe fëmijët jetime që rrezikojnë të mbesin në qiell të hapur.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PSD-së u shpreh se më 11 Maj, qytetarët e Shkodrës do të votojnë numrin 11 si alternativen e vetme që ka treguar se është me njerëzit e thjeshtë dhe punëtorë. Ndërsa, cilësoi Becin si një njeri të vogël dhe të ligë që merret me jetimët ndërsa lejon masakrën mjedisore dhe zgjedhore me ndërtimet pa leje në Velipojë.