Një detaj i ri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt, duke rikthyer spekulimet për raportin mes tyre.
Dy artistët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një lëvizje që është vënë re nga fansat dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Ky zhvillim vjen pas muajsh gjatë të cilëve emrat e tyre u komentuan gjerësisht në mediat rozë, pas bashkëpunimit muzikor dhe afrimitetit që shfaqën në publik.
Megjithëse u përfol për një lidhje të mundshme mes tyre, as Ledri dhe as Xhensila nuk konfirmuan apo mohuan ndonjëherë zërat që qarkulluan.
Fakti që tashmë nuk ndiqen më në rrjetin social ka ngritur pikëpyetje të reja mbi marrëdhënien e tyre. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim zyrtar nga dy artistët, ndaj nuk dihet nëse bëhet fjalë për një ftohje të raporteve apo thjesht për një vendim personal që lidhet me menaxhimin e profileve të tyre.
Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër të aludimeve, ndërsa fansat vijojnë të pyesin se çfarë ka ndodhur mes dy artistëve.