Partia Socialdemokrate e Shqipërisë ka reaguar mbrëmjen e kësaj të enjteje në lidhje me lajmet e qarkulluara ditën e sotme në media se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK kanë mësyrë në zyrat elektorale të PSD, në qarkun e Shkodrës. Në lajme thuhej se bëhej fjalë dhe për të shoqëruar nën dyshimin e krimeve elektorale.

PSD në reagimin e saj zyrtar bën me dije se asgjë nuk është e vërtetë dhe se në asnjë nga shtabet e saj nuk ka pasur prrzencë të Policisë, SPAK dhe BKH-së, ndërsa i cilëson lajmet e dala në media si dizinformim dashakeqës i publikut dhe sulm i koordinuar ndaj kësaj force politike.

Partia Socialdemokrate shprehet se SPAK dhe agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontroll vetëm në banesën e kreut të kësaj force politike në Malësinë e Madhe, Ardian Hysa, ndërsa shton se në banesë nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme apo që bie ndesh me procesin zgjedhor.

PSD ndër të tjera shprehet se kjo forcë politike mbështet Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe e fton të hetojë çdo krim elektoral dhe të marrë seriozisht denoncimet e bëra nga qytetarët e Qarkut Shkodër.

Ky sulm ndaj PSD vjen dy ditë para zgjedhjeve elektorale të 11 Majit, ku Socialdemokratët po shfaqen të palëkundur dhe të fortë në arenën politike ndërsa kërkojnë besimin e qytetarëve për të formuar grupin e tyre parlamentar, që sipas PSD do jetë grupi që do dëgjojë dhe jetë krah qytetarëve.

Më poshtë reagimi i PSD:

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *