Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do të mbyllë fushatën elektorale më datë 9 Maj në një takim madhështor në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’ në kryeqytet. Takimi do të mbahet nëorën 19:00, ndërsa do të flasë kreu i PSD, Tom Doshi. Ky i fundit pritet të japë mesazhet e fundit para ditës vendimitare që do të vulosë dhe rezultatin e datës 11 Maji.
Gjatë gjithë fushatës, Doshi e ka vënë theksin tek prograni iPSD-së, ku fokusi kryesor janë të rinjtë, fermerët, shtresat nënevojë, pensionistët dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Në takim pritet të marrin pjesë qindra simpatizantë dhe qytetarë, mbështetës të PSD-së dhe planit të saj ekonomik.
Krye Socialdemokrati, pritet të jetë i shoqëruar nga kandidatët e PSD-së, të cilët kanë bërë një fushatë shembull, të qetë dhe me fokus tek qytetarët. Gjatë gjithë fushatës elekotorale, Doshi ka kërkuar besimin e qytetarëve, që PSD, të ketë grupin e saj parlamentar, që sipas kreut të kësaj partie do të jenë zëri iqytetarëve.
Doshi ka qenë i ashpër gjatë fjalimeve të tij, sa i përket qeverisjes së vendit, por dhe Partisë Demokratike që sipas tij kanë menduar gjithmonë për interesat e tyre duke harruar qytetarët dhe duke u bërë palë me krimin. Tom Doshi, ështëshprehur se të dy partitë, nuk mendojnë për qytetarët, por vetëm për interesat personale, prandaj duhet të marrin përgjigjen e merituar në 11 Maj.
Në këto zgjedhje, Partia Socialdemokrate mban numrin 11 nëfletën e votimit. Më poshtë posti i shpërndarë nga PSD-ja për takimin e datës 9 Maj.