‘Ferma VIP’ është reality show që pritet të rikthehet në ekranin e Vizion Plus. Në edicionin e dytë duket se produksioni i ‘Ferma Vip’ do të vijë me ndryshime. Burime për ZoneVip bëjnë të ditur se prezantimi i reality show i është besuar Luana Vjollcës duke e rikthyer moderatoren pranë publikut në një format ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojm deri tani.
Ndërsa roli i Bes Kallakut në ‘Ferma Vip’ thuhet se do të besohet Isli Islamit, një informacion ky i pa konfirmuar plotësisht.