Një ditë më parë në mediet sociale qarkulloi një video ku tregon se dy fermerët në ‘Ferma VIP 2’, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani jo vetëm, që janë puthur për të dhuruar show në ‘Ferma VIP’ por në sytë e miliona shikuesve kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Kjo video nuk nxori vetëm Albën e Limin, duke kryer marrëdhënie seksuale, por tregoi dhe degradimin e medias në Shqipëri. Shpesh herë në disa reality show është aluduar për skena të tilla duke kthyer show-t në mini seriale erotike.
‘Ferma VIP’ një show që pretendohet të ndiqet nga të gjitha moshat dhe të dhurojë spektakël iu servir teleshikueshve pamje të tilla, aspak të pranueshme në një televizion kombëtar, si shembullin e qartë që klikimet dhe zhurma mediatike vlejnë më shumë se etika televizive!
Nëse do të bëjmë një vëzhgim në media gjuha dhe etika duket se zënë shumë pak vend në ekranet shqiptare. Diku dhunohet, diku shahen vajza me fjalor banal, diku dëgjohen politikanë me fjalime, pa asnjë mesazh e diku skena erotike. Kështu natyrshëm lind pyetja: Po pse media përfundoi në këto skena degradimi?
KLIKIME, fjala që për të cilën si duket do të sakrifikohen të gjitha pa menduar pasoja apo ndjeshmërinë për ndikimin social. Thuhet se gjithçka justifikohet në kuadrin e një loje apo show.
Po çfarë ndodhi me rregullat e ekranit të ‘moralit televiziv’? Ato pamje u shpërndanë në rrjetet socoale me bekimin e produksionit apo një dorë e fshehte zgjodhi t’i publikonte pa lejen e tyre?
Duket se ditë pas dite po zhbëhet roli i medias në shoqëri, po zbehet ndikimi dhe besimi i saj tek teleshikuesit. Nga një rol edukues dhe informues, media ka përfunduar në një luftë për audiencë. Në luftë dhe dashuri lejohen të përdoren të gjitha mjetet gjë të cilën e kanë vënë në funksion dhe drejtues të disa programeve.
E nëse diku na kujtohet Autoriteti i Mediave Audiovizive duhet të kuptojmë se ka kohë që është inekzistent. Ka kaluar në një cep të ‘ringut’ ku ‘grushtohet’ vazhdimisht nga babëzia e televizioneve për klikime duke sërvirur erotizëm dhe degjenerim.
A duhet të lejohet që media të bjerë në këto nivele apo duhet një bojkotim nga shikuesit si mësim për të kujtuar rolin e medias tek ata që sjellin programe apo show te shikuesit?
ZONEVIP