Kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës nga radhët e PSD-së, Marikleo Kolaveri ka vizituar ditën e sotme Tregun e Institutit ku është takuar me pronarë dhe punonjës të bizneseve të ndryshme.
Kolaveri gjatë takimit të tij ka dëgjuar gjithë problematikat që po hasin bizneset teksa iu ka ofruar dhe ofertën e Partisë Socialdemokrate për zgjedhjet e 11 Majit.
“Atmosfera ishte e ngrohtë dhe plot energji pozitive, teksa bashkëbiseduam me njerëzit, duke i dëgjuar nga afër dhe duke ndarë mesazhin tonë për ndryshim.” – shkroi Kolaveri në rrjetet sociale.
Ai u ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të vendosin për fatin e tyre në 11 Maj duke votuar ndryshimin me PSD-në.
“U kemi trequar se dita e vërtetë e ndryshimit është 11 Maji – dita kur qytetarët kanë në dorë të votojnë për të ardhmen, duke zgjedhur numrin 11, Partinë Social Demokrate. Me këtë votë, ata mbështesin rininë, energjinë e re dhe një politikë që vjen nga njerëzit për njerëzit.” – u shpreh Kolaveri.
Partia Socialdemokrate kandidon për zgjedhjet e 11 Majit si forcë politike e pavarur.