Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi është zotuar që të qëndrojë më pranë shtresave në nevojë gjatë takimit elektoral të radhës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Ai ka kritikuar të gjitha qeveritë, duke e quajtur një turp që personat në nevojë marrin një kemp mujor qesharak nga shteti.

“Ne kemi bërë një program social në ndihmë të njerëzve në nevojë, nuk hyhet në Evropë as me pensione 100 euro në muaj, as me ndihmë sociale 60 euro për 4 persona, as me 9000 lekë në muaj për të verbrit. Ky është një turp i madh i të gjitha qeverive”- u shpreh kreu i PSD, Tom Doshi.

Ndër të tjera ai u shpreh se partia që ai udhëheq do të ketë grupin e saj parlamentar në Parlamentin e Shqipërisë, duke kujtuar që kjo forcë politike e nisi me vetëm një deputet.

Aktualisht PSD ka 2 mandate në Shkodër dhe 1 në Tiranë, Doshi u zotua se numri do të rritet në 12 Maj.

https://www.facebook.com/share/v/19ChFrGRwx/

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *