Gjesti, banori i “Big Brother VIP Albania”, vazhdon të kthejë situatën me Egli Takon në batuta dhe argëtim.
Gjatë një momenti në kuzhinë, ndërsa pastron, ai i këndon Egli Takos dhe thur disa vargje për të, duke e ngacmuar. Këngëtari është shprehur duke thënë:
Si ka mundësi që për nëntë ditë më ke harruar, pasi më ke thënë që më do shumë?
Ai vijon me një interpretim që thekson se ajo që ka ndodhur nuk ka qenë dashuri, por vetëm një fiksim.
O s’kam lënë vend pa të përmend, po qysh ke dal prej zemrës tem’? O Egli jem, pse s’po fol me mu, qysh për nëntë dit’ dashnia koka shku. Qysh për nëntë ditë ti më ke harru, a më ke thënë që shumë të du? S’koka kon dashni, po koka kon fiksim, ah zemra jem ke bo eskalim
Gjesti gjithashtu e akuzoi Egli-n për sjelljen e saj, duke thënë:
Po dyfytyrësha janë bre, Zoti i ruajt! Si nuk kanë marre.
Ky moment thekson qartë ndryshimin e qëndrimit të Egli Takos, e cila ka ndryshuar qasjen e saj me Gjestin dhe disa banorë të tjerë brenda shtëpisë pas rikthimit në “Big Brother VIP Albanial”.