Egli Tako është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP, duke bërë të ditur se ky rikthim është për veten dhe familjen e saj, dhe se do të mbajë distancë nga Gjesti, i cili ka dhënë deklarata të forta për të dhe pse ajo ende ka ndjenja.
Pas hyrjes, Egli ka treguar një qëndrim të ftohtë ndaj banorit, duke u munduar ta shmangë atë.
Në një moment kur disa banorë ishin duke qëndruar në oborr, iu vërsulën Gjestit. Ai e ka thumbuar Eglin, duke thënë se ai e ka mësuar femrën si të luajë dhe se nuk mundet ajo ta mësojë atë. Ai ka shprehur:Një femër mua, kur unë vet femrën e kam mësuar si të luaj, nuk mundet ajo të më mësojë mua. Natën e mirë