Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Gerta Gixhari ishte e ftuar këtë pasdite në emisionin “Ftesë në 5”, ku ndau për herë të parë emocionet e forta të përjetuara gjatë qëndrimit në reality show. Ajo rrëfeu se shpesh përjetonte mall për familjen dhe në ato momente fshihej në tualet për të qarë, për të shmangur kamerat.

Një nga çastet më të diskutueshme gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ishte incidenti me Gjestin, për të cilin ajo u ndëshkua me zarf të zi pasi i hodhi shampanjë në sy. Por Gerta sqaroi se veprimi i saj ishte pjesë e lojës dhe se nuk kishte asnjë qëllim për ta lënduar.

“Gjestin të gjithë e kanë bullizuar në shtëpi dhe kjo më ka prekur shumë. Si nënë, më dhemb kur shoh bullizim, sepse e di sa shumë fëmijë vuajnë prej tij edhe në jetën reale. Kur ai provokonte me lojëra fëmijësh, unë e pashë si një mënyrë për të lehtësuar atmosferën. Zgjodha të përgjigjesha në të njëjtën mënyrë – me lojë. Shampanja ishte pjesë e asaj loje, nuk ishte asnjëherë synim për ta lënduar.”

Pavarësisht debatit që u shkaktua, Gerta thotë se për të, eksperienca në Big Brother ishte “e paharrueshme” dhe ndryshe nga çdo gjë tjetër që ka përjetuar më parë.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *