Një nga momentet më të bujshme të “Big Brother VIP” ka ndodhur kur Egli Tako vendosi të largohet nga shtëpia për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe psikologjike. Ky largim ka shkaktuar shumë reagime nga banorët e tjerë, ndër ta edhe nga Redon Berani, i cili ka shprehur keqardhje për vendimin e saj, por gjithashtu ka theksuar shqetësimin e tij për situatën psikologjike të Eglit.

“Si fillim po ndiej keqardhje që ka dalë, por më shumë po më vjen keq për gjendjen e saj psiqike që ka arritur deri në këtë pikë, shpresoj me mish dhe me shpirt që ajo është mirë ose të paktën të bëhet mirë, unë shokova e mora vesh para se të vija në emision edhe shpresoj që ajo të jetë mirë. Nuk mu duke e besueshme. Nuk e kam ditur të sigurt sa ishte pjesë e lojës dhe sa ishte pjesë duke degraduar deri në gjendje mentale deri në atë pikë sa të lërë lojën. Kam besuar që edhe mund të ishte mirë. Më erdhi shumë keq shpresojë vetëm të jetë mirë. S’ka rëndësi loja as çmimi, nuk është me rëndësi kurgjë këtu vetëm është me rëndësi të kemi kujdes si e trajtojnë si temë dhe si i qasen një vajze që është në këtë pozitë”

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *