Një aksident i rëndë është regjistruar pak para mesnate në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj.

Sipas të dhënave paraprake, makina me të cilën udhëtonin të rinjtë u përplas me një betoniere pranë zonës së Fushë Prezës dhe më pas shpërtheu në flakë.

Enejdi Laçi, Erildi Laçi (vëllezër)Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi janë viktimat e aksidentit. Aleksandër Krrashi(drejtuesi i betonieres).

Mjeti Benzi ka goditur nga pas betonieren e cila ka qenë e parkuar e më pas ka ndodhur tragjedia.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *