Aktorja Tinka Kurti u shfaq në ekranin e Top Channel mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka surprizuar Laert Vasilin në Big Brother, pasi ai ka rrëfyer pemën e tij të jetës me plot histori të trishta të fëmijërisë.
Aktorja shkodrane, u shfaq për herë të dytë në ekran këtë javë, pasi foli për ndarjen nga jeta të Margarita Xhepës.
Ajo që ra në sy mbrëmjen e djeshme, ishte që aktorja ka përfunduar në azil të moshuarish, për të cilën tha se është tragjike, megjithëse ajo ndihet mirë aty.
Në fund ajo ka deklaruar se nuk merret me politikë, megjithëse në 2021 u bë imazh i fushatës së Partisë Socialiste në pushtet.
“Shqipërisë i duhet vetëm Edi Rama, ai s’ndalet kurrë” – shpreheshe aktorja në videon propaganduese të fushatës së PS.
Pas 4 vitesh, shërbimin që i bëri partisë në pushtet për të marrë mandatin e tretë, iu shpërblye me përfundimin në shtëpi të moshuarish.
Nuk dihen arsyet që e kanë detyruar artisten e madhe të popullit shqiptar të përfundonte në azil, por dyshimet janë se ka të bëjë me ndarjen nga jeta të të birit në vitin 2018.