Finalja e Big Brother Vip Albania do të mbahet të shtunën e 19 prillit, ku aktualisht Rozana Radi është zyrtarisht finalistja e parë e këtij edicioni.
Moderatorja Heidi Baci ndau disa detaje në lidhje me natën e madhe të finales së Big Brother Vip Albania në 19 prill.
Ish-banorja e këtij formati rrëfeu se finalja e madhe nuk do të mbahet si tradicionalisht, por për herë të parë do zhvillohet dy studio paralele dhe jo vetëm në një.
Ajo gjithashtu lajmëroi se puntata e së dielës së “Fun Club” është e fundit për këtë vit, megjithëse në 15 prill emisioni do të ketë një speciale ekskluzive, ku do të transmetohen materiale të pathëna më parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.