Pas largimit të Egli Takos nga Big Brother Vip për arsye shëndetësore kanë vërshuar dhe komentet disa nga të cilat ishin negative për sa i përket lojës së saj në shtëpinë e Big Brother. Lidhur me komentet në rrjet ndaj Eglit, ka ardhur dhe një reagim nga opinionistja e Big Brother Vip, Neda Balluku e cila përmes një postimi në Instastory ka dhënë një mesazh të fortë.

Neda shkruan për njerëzit “shpirtprishur” dhe “kazmat njerëzore” që bëjnë gjithçka për vëmendje, duke përdorur një krahasim me personazhin e Gregor Zamzës nga novela “Metamorfoza” e Franz Kafkës.

Ajo kritikon ata që përfitojnë nga situatat për vëmendje dhe thekson që edhe pas vështirësive, e vërteta dhe vlerat e dikujt mbeten të pandryshuara.

Lexoj sonte fjalë. Pafund fjalë… ndonëse një kapitull mbyllet, shpirtprishurit e kazmat njerëzore që marrin frymë për të kapur një follow më shumë, nuk ndalen e vazhdojnë të rrokullisen me sekëlldi me veten, më keq se Gregor Zamza kur u gdhi kandërr dhe ndjeu neveri për atë që ishte shndërruar. Por mos harroni kurrë që një lule mbetet lule edhe kur vyshket në vjeshtë edhe kur çel në pranverë. Dhe pranvera vjen sërish.”

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *