Faqja zyrtare e Big Brother Vip Albania 4 ka publikuar promon e prime-t të së martës, me ngjarjet më të nxehta.
Në plan të parë ka qenë sherri i tensionuar mes Laertit dhe Gjestit në lidhje me fetë.
https://www.instagram.com/reel/DIJsBAIsvU4/?igsh=MTR1dWVtOTNmZjA4OQ==
Po ashtu në prime-n e nesërm do të vendoset se kush do të jetë finalisti i dytë mes Laert Vasilit dhe Egli Takos.
Kujtojmë që kjo e fundit ka “kërcenuar” se nëse nuk shpallet finaliste do të linte menjëherë shtëpinë, pasi sipas saj e meriton vendin e finalistes së dytë.
Kujtojmë që finalja e BBVA4 do të mbahet mbrëmjen e 19 prillit, Heidi Baci zbuloi me dashje ose pa dashje se finalja e madhe do të mbahet shumë ndryshe nga herët e tjera, në dy studio paralele.