Drilon Rama, fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, ka folur për eksperiencën e tij pas daljes nga shtëpia dhe pas fitores. Në Prive Klan Kosova, ai ka pohuar se është i lumtur që i ka bërë krenarë adhuruesit e tij.
“Jam gëzuar shumë, jam shumë krenar që jam këtu, njerëzit jashtë e kanë vendosur se kush e fiton Big Brother VIP Kosova 3, u kam pëlqyer njerëzve jashtë dhe i kam bërë krenar, për këtë jam gëzuar shumë. Ka shumë komente të mira normal që ka edhe komente të këqija. Komentet me urrejtje nuk i marrë afër zemre, të them të drejtën se nuk kam parë shumë komente kundër meje”
Ai foli për raportin e tij që e ka me Sara Kolamin, ish-banoren e shtëpisë më të madhe në vend. Driloni deklaroi se me të është më së shumti në kontakt nga të gjithë banorët e tjerë të shtëpisë edhe nga dalja.
“Jam në kontakt me Sarën, por më shumë nuk mundem të flas për këtë temë njëherë. Është prej banoreve të Big Brother VIP Kosova 3 e vetmja që kam mbajtur më shumë kontakte, nuk mund të them ndonjë gjë më shumë tani përveç që kemi kontakt”