Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht në lidhje me videon e publikuar, ku shfaqet një bisedë e saj me Drilon Ramën. Në një postim në Instagram, ajo sqaroi se videoja u publikua me qëllimin për të treguar sjelljen e tij dhe mënyrën se si ka tentuar të denigrojë dikë publikisht.

Sipas Xhenetës, videoja tregon një realitet që publiku nuk e njeh, duke përfshirë manipulim, presion dhe tentim për nënshtrim.

Pas publikimit të videos, çështja është trajtuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka theksuar se publikimi i saj bie ndesh me nenin 202 të Kodit Penal të Kosovës. Megjithatë, Xheneta theksoi se ekzistojnë dëshmi që tregojnë se Drilon Rama ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e videos dhe përmbajtjen e saj.

Ajo shtoi se në momentin e realizimit të videos, Driloni nuk kishte shprehur asnjë kundërshtim për publikimin e saj, nuk e kishte refuzuar apo ndaluar shpërndarjen e saj.

“Tani ai ka zgjedhur rrugën ligjore, dhe unë e respektoj këtë vendim,” shkruan Xheneta. Ajo shtoi se të gjitha materialet që përmbajnë kërcënime, shantazhe dhe presion psikologjik do të dorëzohen në mënyrë të rregullt në gjykatë si prova zyrtare.

Përfundimisht, Xheneta deklaroi se videoja do të fshihet për shkak të respektimit të ligjit, por sipas saj e vërteta nuk mund të fshihet.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *