Qeveria ka kërkuar mbylljen e aksesit të TikTok në Shqipëri për 12 muaj. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë, Manastirliu ka deklaruar se kanë nisur komunikimin me përfaqësuesit e aplikacionit në mënyrë që gjatë mbylljes së platformës të merren masa për të vendosur filtrat që parandalojnë promovimin e sjelljeve negative.

Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto paltforma, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve apo me raste të dhunës fizike. Grupi i punës ka patur në përbërje të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë faktet dhe elementet që kanë patur rëndësi maksimale, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit në Tik Tok, për një përiudhë 12 mujorë që do na lejojë marrjen e masave. Kemi nisur një komunikim me Tik Tok që ka të bëjë me marrjen e masave të mëtejshme, duke vendosur këto filtra ndalojnë promovimin e sjelljeve të padëshirueshme” tha Manastriliu.

 

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *