Pogradeci përjetoi një nga netët më të bukura dhe emocionuese të vitit, teksa finalja e madhe e Miss Shqipëria 2026 solli shkëlqim, elegancë dhe emocione të paharrueshme. Në një atmosferë të jashtëzakonshme, me një publik të zjarrtë dhe pjesëmarrje të madhe, 25 finalistet dhuruan një spektakël të denjë për kurorën më prestigjioze të bukurisë shqiptare.
Gjatë spektaklit u ndanë edhe disa tituj ndërkombëtarë, duke vlerësuar bukurinë, personalitetin dhe potencialin e finalisteve për të përfaqësuar Shqipërinë në arenat botërore.
Fitueset e këtij edicioni ishin:
Miss Shqipëria 2026 – Paola Avdylaj
Miss International -Alesia Sureli
Miss Earth – Enxhi Sterkaj
Shoqëruesja e Parë – Sindi Kuçi
Shoqëruesja e Dytë – Alisa Zeneli
Mbrëmja u shndërrua në një festë të vërtetë falë performancave të artistëve të njohur shqiptarë, mes tyre Devis Xherahu, Fisnikët, Stresi, Stine dhe Stenaldo, të cilët elektrizuan publikun dhe e bënë natën edhe më të veçantë.
Nën dritat e skenës dhe buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit, Miss Shqipëria 2026 mbylli me sukses një tjetër kapitull të rëndësishëm të historisë së saj. Një natë që do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për bukurinë dhe elegancën e vajzave, por edhe për emocionet, energjinë dhe magjinë që Pogradeci dhuroi në këtë spektakël të jashtëzakonshëm.