Ndërsa Big Brother Vip 4 po shkon drejt fundit, në shtëpi janë ndezur “gjakrat”.

Më i fundit ka qenë rasti i prishjes së miqësisë mes Eglit dhe Danjës, të cilat kanë përfunduar në fyerje dhe akuza ndaj njëra-tjetrës.

Egli i tha Danjës se tashmë kjo e fundit e ka nxjerrë kokën e vërtetë, duke shtuar se i ka besuar për gjithçka më herët.

Danja është shprehur, se ajo ka tentuar ta ndihmojë Eglin, në mënyrë që ta shkëpuste nga Gjesti.

“Ke dashur të rrije me një vajzë që të mos rrije me Gjestin. Je mashtruese”, – u shpreh Danja.

Të kam vlerësuar tamam, edhe kur më kanë pyetur nuk kam folur asnjë fjalë të keqe. Shumë e padrejtë, të të vijë turp nga vetja. E nxore fytyrën, dhe më vjen aq keq që e nxore. Kur më kanë thënë shoqja jote Danja, i kam thënë jo, nuk jam e mërzitur me të. Je e pafytyrë”, u kundërpërgjigj Egli.

Miqësia e tyre ka qenë solide, si përpara përpara daljes së Eglit dhe pas rihyrjes së saj.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *