Albano Bogdo, i cili sapo është zgjedhur kryeplak i Ferma Vip 2 ka habitur me një deklaratë të bërë pas hyrjes në fermë.
I pyetur nga moderatorja e këtij programi, Luana Vjollca se çfarë duhet dhe çfarë nuk lejohet të bëjnë fermerët, ai tha se në edicionin e kaluar i ka bërë të gjitha brenda fermës.
“Bëni çfarë të doni, të gjitha lejohen, unë për vete i kam bërë të gjitha.” – deklaroi aktori.
Kujtojmë që Valer Kolnikaj, gjithashtu pjesë e edicionit Ferma Vip 1 deklaroi se Albano Bogdo dhe ish-fermerja, Baby G kishin kryer marrëdhënie seksuale në fshehtësi.
Dekalratat nuk u kundërshtuan nga asnjë prej personazheve.
Me sa duket, Valeri nuk paska folur kot.