Gjatë një bisede me Gjestin, Rozana pyeti nëse ka ndonjë mundësi që ta sjellin Eglin gjatë sfidës së mosreagimeve. Ndërsa u përgjigj se s’ia kishte idenë, Gjesti tha se nëse Egli do të futej në shtëpi, do të prishte sfidën dhe do reagonte.

“Jo, nëse e sjellin, e prish, menjëherë. S’ma ndien, le të ulet çmimi e krejt. Jo, s’më intereson kjo punë”, tha Gjesti i bindur. “Menjëherë e prish, i flas, muhabet, llaf sa të mundem”.

Më pas, Rozana e pyeti: “Të ka marrë malli?”

Ndërsa këngëtari konfirmoi:“Po, qysh jo?”

Ajo e pyeti nëse e mendonte Eglin.

“Po, e mendoj”, u shprehGjesti, duke shtuar se kishte pasur shumë momente të mira me të, por diçka kishte ndikuar negativisht në situatën e tyre.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *