Pas Big Brother Gjesti dhe Egli kanë pushtuar dhe rrjetet sociale me projektet e tyre muzikore. Vetëm pak ditë pas publikimit të këngëve të tyre në platformat online, Gjesti dhe Egli numërojnë miliona klikime. Por suksesin që po korrin me projektet e tyre Gjesti dhe Egli e ka komentuar Vserlo përmes disa postimeve në Instastory, ku ka nënkuptuar se suksesi i tyre ka ardhur nga shifra të manipuluara.

Ai, fillimisht, merret me këngën “Veshu Ndrequ” të Gjestit, duke e krahasuar me Ava Max dhe Miley Cyrus dhe duke lënë të nënkuptohet se shifrat janë të manipuluara.

“Krahasimi nuk ka vlerë! Por, Ava Max, 6.7M subscribers; Miley Cyrus, 19.7M subscribers. Të dyja artiste me famë botërore, kush më shumë e kush më pak. Ava, për 2 ditë (ka) 500K në këngë, Miley 5M për 2 muaj!”.

Më tej, Vserlo komentoi edhe këngën e re të Eglit, “Jetë”, duke u shprehur:

“Ja dhe kjo. Besoj nesër shkon 20M pa frikë! Uria i paska kafshatat të mëdha”.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *