Qëndrimi i Elisa Spiropalit është në qendër të vemendjes së mediave dhe asaj pjese të Partisë Socialiste që ka një qendrim të ndryshëm nga Rama për protestën. Deklaratat e saj je parlament për një kontratë të re me qytetarët, mu në kulmin e protestës, ngjanin kë shumë me “Shqipërinë e Re” të protestës se sa ke reflektimin e Partisë Socialiste.
Pas dorëheqjes se “neomalësores” Marjana Koçeku nga grupi parlamentar dhe paralajmërimit se do të ketë largime të tjera nga grupi i PS, të gjithe sytë janë tek Spiropali. Mungesa e sak në mbledhjen e fundit të grupit i rrit spekulimet, por me shumë se kjo,disa foto qe po qarkullojnë online, mesa duket nga grupe të PS që ndjekin nga afër protestuesit, duket sikur e lidhin Spiropalin me protestën.
Bëhet fjale për këto foto që qarkulluan dhe nëpër disa portale, ku ish – kryetarja e Kuvendit dhe ish- ministrja e jashtme, shikohet në shpqërinë e Indrit Aliut, që njihet edhe si David Isaac. Sot është president i një Sinagoge në Sauk, por dyshohet se përtej jetës me rabinët, ka nje jetë si aktivist në protestën e bulevardit, madje sipas disa mediave, mund të jetë një ndër kontributorët financiarë të protestës.
Për shkak të lidhjes me protestën, qarqet qeveritare, si gjithmonë, i kanë bërë biografinë dhe kanë zbuluar se Aliu ka qenë i dënuar disa herë për mashtrim biznesmenësh dhe figurash publike, duke pretenduar se ishte zyrtar i lartë që mund të ndikonte në vendimmarrje të rëndësishme. Aliu sot me emrin hebre David Isaak, është duke jetuar një jetë prej besimtari jahudi, por kjo nuk e përjashton mundësinë që të jetë një ndër kontrobutorët bullnetarë të protestës, sic pretendojnë burimet qeveritare.
Nuk dihet se kur është bërë takimi mes tij dhe Spiropalit, por fotot e shkrepura mund të përdoren kundër deputetes socialiste, që akuzohet për tradhëti në këto momente të vështira për maxhorancën. Deri tani këto janë spekulime te agjensive qeveritare, që po investigojnë protestën dhe portestuesit. Në ditët në vijim do të shihet nëse ka apo jo një lidhje mes Spiropalit dhe protestës, ose më mire, a do ta bësojë apo jo Rama lidhjen e saj me protestën.
