ZoneVip ishte e para që zbuloi se Luana Vjollca do të rikthehej në ekran si moderatore e reality showt ‘Ferma Vip 2’ që do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus.
Luana e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në Instastory, moderatorja ka postuar një foto nga një mbledhje pune duke e shoqëruar me mbishkrimin: Punë, së shpejti.
Por ajo që bie në sy është se Luana nuk ka mundur të mbulojë të gjitha pjesët e skenarit duke zbuluar se mbledhja bëhej për reality shown ‘Ferma Vip 2’. Ky detaj mund të konfirmohet në fundin e skenarit në të cilin ndodhet emri i Luanës si moderatore dhe emri i reality showt ‘Ferma Vip’.