Luiz Ejlli ka reaguar ashpër ndaj spekulimeve që po qarkullojnë rreth emrit të tij në rrjet. Përmes një postimi në Instastory, këngëtari mohon kategorikisht çdo përfshirje në programin “Ferma VIP” apo në ndonjë forcë politike.
“Mendoja se do ndalonit, por jo!” – shkruan ai, duke shtuar se nuk ka folur kurrë me askënd dhe nuk ka bërë asnjë telefonatë lidhur me pjesëmarrjen në këtë reality show.
Ky reagim vjen pas disa ditësh aludimesh në media dhe rrjete sociale për rikthimin e tij në televizion apo përfshirjen në skenën politike.
Më herët ZoneVip ka konfirmuar se moderimi i Ferma Vip i është besuar Luana Vjollcës ndërsa në rolin e kryefermerit do të shikojm Isli Islamin.