Ka qenë kjo shpulla që i ka dhënë Gjestit, disa sekonda përpara se të dilte nga dera e shtëpisë së Big Brother.

Me një sjellje prej shpellari, banori që në mënyrë të turpshme u la të rigarojë në BBVA pas fyerjeve etnike ndaj Gjestit, sapo i theu reputacionin e mbajtur me paterica të produksionit më të madh të reality show-ve në vend.

Gjesti u përpoq t’i hapte derën Jozit, me ç’rast t’i tregonte superioritetin, ç’ka e ka provokuar këngëtarin nga Laçi, i cili pëveç se përdori gojën vetëm për të hedhur vrer ndaj banorëve të tjerë, përdori edhe dorën.

Gjesti u shtri në tokë, pas goditjes së fuqishme të ish-banorit të palestruar, i cili së pari duhet të palestrojë nervat.

Situata e pakëndshme për t’u parë në një prej mbrëmjeve më të shikuara, ka zënë gafil stafin e Big Brother, të cilët nuk dinin si të reagonin dhe në emër të “transparencës” mbyllën transmetimin pa dhënë asnjë njoftim.

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon qartë se këto akte dënohen me burg.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *