Emri i Diellzës, ish-partneres së Gjestit, fituesit të “Big Brother VIP Albania 4”, është rikthyer në vëmendje pas diskutimeve në nëpër rrjete sociale dhe emisione të ndryshme në Kosovë, si Kosova Today.
Sipas tyre, Diellza ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën e Gjestit, me të cilin ka qenë në një lidhje pesëvjeçare, duke e mbështetur financiarisht në periudha të vështira.
Gazetari i emisionit zbuloi se së fundmi dyshja janë takuar dhe Gjesti i ka dhuruar një zinxhir si simbol i respektit dhe mirënjohjes. Po ashtu, u tha se motra e Gjestit, Blerina, është shoqe e ngushtë me Diellzën, gjë që mund të shpjegojë edhe mungesën e interesit të saj për Eglin, partneren aktuale të Gjestit.
Një tjetër detaj që ngjalli dyshime ishte deklarata e Blerinës gjatë vizitës në Big Brother:
Kam qenë në Gjermani veç për ty
– që sipas gazetarit mund të lidhet me Diellzën, e cila jeton aktualisht në Gjermani dhe është larguar nga rrjetet sociale pas rritjes së famës së Gjestit.