Gjatë ditës së sotme në “Big Brother VIP Albania”, ka shpërthyer një përplasje mes Gjestit, Vserlos dhe Olës.

Pas debateve me ta, Gjesti i ka goditur të dy banorët me vezë në kokë, duke shkaktuar reagime të ashpra nga ana e tyre. Vserlo dhe Ola kërkuan përjashtimin e menjëhershëm të Gjestit nga produksioni.

Ky incident ka rikujtuar veprime të ngjashme nga edicionet e kaluara, ku, megjithatë, nuk ka pasur eliminime apo masa drastike për veprime të tilla. Pyetja që na vjen tani është nëse Gjesti do të ketë të njëjtin fat apo do të merret ndonjë masë. Gjithsesi, këto dhe më shumë do t’i zbulojmë në Prime-in e mbrëmjes së sotme.

Për më tepër, Gjestit i është dorëzuar një zarf i zi pas kalimit të murit të shtëpisë.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *