E marta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 solli debate të ashpra mes Olës dhe Gjestit, që përshkallëzuan në një incident të pazakontë. Pas një përplasjeje të vazhdueshme me Olën dhe Vserlon, Gjesti, i revoltuar, vendosi të reagojë në mënyrë drastike duke u hedhur vezë në kokë të dyve.
Situata u përshkallëzua më tej kur Ola e kërcënoi hapur Gjestin, duke thënë: “Bashkë do flasim, pse ti mendon që kur të dalim nga këtu do të shkosh në ndonjë planet tjetër?”. Kjo deklaratë ka ngjallur debat mes banorëve dhe ndjekësve të spektaklit, duke u konsideruar një formë kërcënimi të drejtpërdrejtë.