Imami i xhamisë Dine Hoxha, Ahmed Kalaja i ka bërë thirrje Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, njëherazi edhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë të marrin masa ndaj deklaratës së Laertit.
Imam Kalaja, i cili është bërë tepër popullor përmes rubrikës pyetje-përgjigje në rrjete sociale e ka quajtur aktorin Vasili si islamofob.
Kujtojmë që ai i tha Gjestit të ndalonte të thoshte “Allahu Ekber”, pasi ata që e përdorin atë janë terroristë që presin kokat, duke iu referuar ritualit të ISIS për ekzekutimin e pengjeve të tyre.
