Largimi i papritur i Egli Takos nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka lënë të gjithë të shokuar dhe me keqardhje, pasi ajo ishte një nga konkurrentet më të pëlqyera.

Pas daljes së saj, ajo ka reaguar vetëm një herë, duke shprehur dëshirën për të kaluar kohë me miqtë dhe familjen e saj.

Por ditën e sotme, Egli ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku tregon se si është dhe çfarë ndjen. Gjithashtu Tako ka thënë edhe disa fjalë për Gjestin, për të cilin krijoi ndjenja brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Vazhdoj të kem ndjenja, nuk mundem dot ti fik me buton, por të qenurit në distancë më bën të kem më të ftohtë realitetin dhe të jem më pak e ndikuar emocionalisht nga prezenca 24/7 që deri në momentin e daljes, ishte e pamundur ta shmangia. Më ndikonte shumë emocionalisht. Malli është më i menaxhueshëm për mua, se sa prezenca”, shkruan ish-banorja.

Ajo shton se nuk mendon se ka ndonjë arsye që ta takojë Gjestin pasi të dalë nga shtëpia, pasi “ai ka zgjedhur të deklarohet se asnjëherë s’do mundeshim të kishim një relacion romantik”. Sipas saj, banori e di të vërtetën e kësaj historie.

Gjithashtu ajo e falenderon Gjestin për çdo moment që kanë kaluar bashkë, pasi dëshiron që të mbajë mend gjërat e bukura. Ajo shton se ai meriton që të fitojë këtë edicion të “Big Brother VIP 4”.

“Nëse dinamika do të jetë e tillë, patjetër që vazhdoj të jem koherente në deklaratën time se ai meriton të fitojë këtë edicion, si lojtari më i larmishëm dhe me qëllim të qartë brenda asaj shtëpie. Por edhe si njeriu që pati aftësinë të më fitojë zemrën dhe besimin dhe më dha emocion, puthje, të qeshura e të qara. Më bëri të harroja që isha pjesë e një loje dhe shtëpie ku po përshtatesha me vështirësi, e ta doja atë vend”, shkruan Egli Tako.

Postimi i plotë:

Unë jam mirë, çdo ditë që kalon ma bën pak më të qartë panoramën dhe mbi të gjitha nuk dua ta lëndoj familjen e veten time.

Vazhdoj të kem ndjenja, nuk mundem dot ti fik me buton, por të qenurit në distancë më bën të kem më të ftohtë realitetin dhe të jem më pak e ndikuar emocionalisht nga prezenca 24/7 që deri në momentin e daljes, ishte e pamundur ta shmangia. Më ndikonte shumë emocionalisht. Malli është më i menaxhueshëm për mua, se sa prezenca.

Po merrem dalëngadalë me veten time për tu ngritur më e fortë.

Për momentet tona të bukura që më bënë të përjetoja lumturi dhe ndjenja të forta, i them faleminderit me gjithë zemër. Për sa kohë ai dhe vetëm ai, në ndërgjegje, e di të vërtetën e kësaj historie, dhe ka zgjedhur të deklarohet se asnjëherë s’do mundeshim të kishim një relacion romantik, mendoj se nuk kam arsye ta takoj jashtë shtëpisë, të paktën për një diskutim të këtij lloji.

Unë isha bërë e tepërt në optikën e tij, e po më thuhej shpesh fraza ‘o unë, o ti në këtë shtëpi;. Po ma bën të pamundur të qëndroj këtu, po më prish lojën time për të cilën kam sakrifikuar, etj.

Por një njeri që shkatërron lojën dhe veten, për të mbrojtur e luftuar për lojën e dikujt tjetër, është dëshpërusese të dëgjoje këto fjalë.

Nuk e përballoja dot më këtë si akuzë, dhe shumë veprime të tjera kontradiktore, ndaj dhe arrita në pikën ku rrugëtimi im të ndërpritej.

Uroj me gjithë zemër që tani që nuk jam, të mundohet të bëjë lojën të cilën unë ja prisha, sepse nuk dua të jem kurrë pengesa. Nëse dinamika do të jetë e tillë, patjetër që vazhdoj të jem koherente në deklaratën time se ai meriton të fitojë këtë edicion, si lojtari më i larmishëm dhe me qëllim të qartë brenda asaj shtëpie. Por edhe si njeriu që pati aftësinë të më fitojë zemrën dhe besimin dhe më dha emocion, puthje, të qeshura e të qara. Më bëri të harroja që isha pjesë e një loje dhe shtëpie ku po përshtatesha me vështirësi, e ta doja atë vend.

Kemi ndarë pjatën dhe shtratin së bashku dhe nga ana ime, nuk do përçmohet asnjëherë. Zgjedh të mbaj mend për mirë, e të lë kohën e Zotin të ndajë hallallin dhe harramin.

Faleminderit nga shpirti për gjithë dashurinë dhe vlerësimin tuaj. E juaja Egli!

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *