“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Gjesti renditet për këtë javë në vend të fundit, pasi ka humbur 2 mijë ndjekës. Nga 609K që kishte javën që lamë pas, tani ai numëron 607K.

Rizarta Hoxha ka fituar këtë herë 1 mijë ndjekës më shumë, duke shkuar nga 134K në 135K.

Egli Tako ka fituar 2 mijë ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram”, nga 369K, tani ajo numëron 371K.

Me po 2 mijë ndjekës të shtuar, rezulton edhe Françeska Murati. Nga 149K, tani Françeska ka shkuar në 151K në “Instagram”.

Si për çudinë e të gjithëve, në vend të parë të “Social Top 5” për këtë javë, renditet kryeministri i vendit, Edi Rama. Ai ka fituar 4 mijë ndjekës brenda javës, duke shkuar kështu në 637K, në krahasim me 633K që kishte javën që lamë pas.

 

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *