Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka thyer heshtjen pas humbjes së rëndë të vëllait të tij, Mentor Palokaj.

Përmes një postimi në Instagram, Viktor Palokaj ka publikuar disa fotografi me të ndjerin dhe duke njoftuar detaje mbi ceremoninë mortore.,Unikkatil e përshkruan Mentor Palokajn si jo vetëm një vëlla, por edhe një mik të pandashëm.

“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë”, ka shkruar Unikkatili për vëllanë e tij.

“Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti”.

“Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa !!”

Unikkatili po ashtu ka njoftuar edhe për datën dhe vendin e varrimit të vëllait të tij.

“Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit”.

 

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *