Nëna e këngëtarit të njohur Ledri Vula, Xheraldina Vula, ka folur së fundmi për ndarjen e të birit nga partnerja e tij, Sara Hoxha.Në një intervistë për mediat në Kosovë, nëna e këngëtarit tha se familja u ndje shumë keq kur u njoftua me lajmin e ndarjes së çiftit, por që sigurisht ata e respektojnë vendimin e Sarës dhe Ledrit.

“Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ka qenë aq i mirë së bashku. U ndjemë shumë keq, ishte befasuese për ne. Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata bëjnë zgjedhjet e tyre”, tha nëna e Ledrit.

Por si i ruan ajo raportet me ish-nusen e djalit? Pavarësisht ndarjes, Xheraldina theksoi se marrëdhënia e saj me Sarën nuk ka ndryshuar.

“Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën lidhje. Nuk ka asnjë antagonizëm mes nesh. Ajo vazhdon të kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte mes nesh”, tha ajo.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *