Xheneta ka publikuar disa biseda telefonike me Drilon Ramën, fituesin e edicionit të fundit ‘BBVK’, duke e akuzuar atë për sjellje të pandershme dhe kërcenime. Në audio-përgjimet e publikuara, Driloni dëgjohet duke i kërkuar takim Xhenetës në orët e vona të natës.
Pas publikimit të bisedave nga Xheneta ka ardhur dhe një reagim nga ana e Eduart Kuçit, i cili teksa ishte live në Instagram ka ironizuar Drilonin. Edi ka thumbuar Drilonin duke shkruar në titullin e video-live: Po lyp femër me për të pirë kafe
Tallja kundrejt Drilonit është mbështetur edhe nga Xheneta, e cila ka komentuar në live duke shkruar: A mos dëshiron të të çoj në foto gishtat e këmbës? Xheneta e ka shoqëruar komentin me disa emoji me të qeshura.