MAQEDONIA E VERIUT- Pamje të tjera janë publikuar në media nga nata tragjike në diskotekën në Koçan. Videoja e mëposhtme tregon tmerrin që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve.
“Ikni sa më shpejt, sa më shpejt”, dëgjohen të bërtiturat e personave të pranishëm.
Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës “Pulse”, në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë.