Mes shumë diskutimeve që kanë pasur prej rihyrjes së Jozit në BBVIP, ai dhe Loredana duket se nuk po bien dakord për shumë gjëra.

Dhe benzinë zjarrit duket se i ka shtuar edhe Valbona Mhilli.

Duke folur për raportin në këtë format, gazetarja i bëri deklaratën e papritur duke pranuar për herë të parë se me Jozin janë ish të dashur.

“Jemi ish-të dashur”, u shpreh Valbona.

Deklarata u prit me qetësi nga Loredana, e cila u shpreh, edhe unë kam pasur dyshimet e mia.

Por nga ana tjetër Jozi, reagoi në mënyrë të ashpër.

“Se çfarë kam pasur me këtë, çfarë të intereson. Se çfarë kam bërë dikur nuk të intereson”, ishin fjalët e Jozit drejtuar Loredanës.

Raporti i Jozit dhe Valbonës ka ngritur gjithmonë dyshime dhe kjo deklaratë duket se do të trazojë edhe njëherë ujërat në BBVA.  Kjo deklaratë ka habitur të gjithë duke ngritur dyshimet nëse kjo është strategji loje apo e vërtetë.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *