Jozefin Marku është liruar nga paraburgimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K.
Pra procedimi ndaj Jozefin Markut do të bëhet në gjendje të lirë.
“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality shoë, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K”, – njofton policia.
Pra Jozefin Marku pasi është shoqëruar në komisariat pak pas mesantës gjatë transmetimit live, është liruar dhe për të procedohet në gjendje të lirë.
Sipas Kodit Penal, ky veprim përbën vepër penale dhe mund të dënohet me burgim.
Sipas Nenit 90 të Kodit Penal, goditja e një personi tjetër, edhe nëse nuk lë pasoja të rënda fizike, konsiderohet akt dhune me dashje, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.
Ngjarja, e cila ndodhi në mënyrë të papritur dhe publikisht përballë mijëra shikuesve, e rrit ndjeshmërinë morale dhe sociale të rastit. Megjithëse fakti që ndodhi gjatë një transmetimi televiziv nuk e ndryshon automatikisht klasifikimin penal, ai mund të ndikojë në vlerësimin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës dhe në mënyrën si prokuroria i qaset rastit.