Partia Demokratike ka publikuar listat e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit. Krahas shumë surprizave, si rasti i Armaldo Kllogjerit, një e papritur ishte edhe kandidimi i Julia Ilirjanit. Mesa duket aktorja ka aderuar në heshtje në partinë e Sali Berishës dhe është zgjedhur nga kryesia e partisë si kandidate për deputete. Julia Ilirjani është në listën e hapur të deputetëve, ç’ka do të thotë se probabiliteti për të fituar ekziston, por s’është i lartë.
Në Parlamentin e Shqipërisë janë bërë deputetë aktorët Arben Imami, Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani etj.
