Shpat Kasapi dhe Selvije Jao duke se po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre. Burime për Prive by Liberta Spahiu tregojnë se martesa e tyre është në një moment delikat, ndoshta edhe e mbyllur. Problemet kanë qenë prezente edhe në të shkuarën, por ata prej disa javësh nuk janë bashkë.
Kjo kuptohet edhe në rrjete sociale pasi fansat kanë vënë re se çifti nuk ndiqet më në Instagram dhe kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, një sinjal që flet shumë për statusin e lidhjes së tyre.
Kriza në çiftë është reflektuar edhe në postimet në rrjetet sociale, ku Selvija ka ndarë një mesazh emocional në InstaStory, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj personale.
Ajo shkruan:
“Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë dhe më besoni, nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju! Nuk dua të dëgjoj më ‘Po nuk kam kohë!’, ‘Nuk kam motivim!’ – sepse nuk e keni idenë sa shumë do t’jua ndryshojë jetën. Do t’ju bëjë të zonjat e vetes.”