Këngëtarja shqiptare Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave pas një paraqitjeje të fundit në një koncert të organizuar në Drenicë.

Performanca e saj u bë virale në rrjetet sociale, jo vetëm për këngët e interpretuara, por për një moment të pazakontë që ndodhi në hyrje të saj në skenë.

E mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, Egli hapi performancën duke nisur një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiumet e futbollit, konkretisht: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj me korin e njohur “Të q*fsha motrën!”.

Ky moment është përsëritur disa herë dhe është regjistruar në video, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në platforma si TikTok dhe Instagram, duke ngjallur komente të shumta.

Më pas ajo nterpretoi këngën patrioktike “A vritet pafajësia”.

Ky koncert vjen pak kohë pasi ajo u komentua gjerësisht në rrjet për interpretimin e këngës patriotike “Mora fjalë”, për shkak të veshjes së konsideruar të papërshtatshme nga një pjesë e ndjekësve.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *