Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, duket se ka nisur një romancë të re. Edhe pse nuk është zbuluar ende vajza që i ka marrë zemrën këngëtarit, lajmi u bë i ditur kur ku i fundit e uroi për Ditën e Shën Valentinit.

Por jo vetëm kaq, pasi së fundmi Blero i ka bërë edhe një urim mjaft romantik të dashurës së tij për ditëlindjen e saj. Me anë të një postimi në “Instastory”, ai ka lënë të kuptohet se romanca e çifti po zhvillohet në distancë.

Teksa ka shfaqur një foto të duarve të tyre, të kapura së bashku, Blero shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e bukura ime! Do doja ta festonim vetëm në të dy siç dimë më së miri”.

Ndër të tjera në urimin e tij, Blero e portretizon partneren e tij si mahnitëse teksa shprehet: “Je thjeshtë mahnitëse”.

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *