Big Brother ka vendosur të shfuqizojë të gjitha vendimet e mëparshme, të cilat kanë ardhur si pasojë e thyerjes së kutive të emergjencës.
Vendimi është marrë, pasi Ola ka thyer kutinë e radhës.
Sipas vendimit të lexuar prej saj, Vëllai i Madh ka hedhur poshtë të gjitha dënimet e mëparshme, sa i përket çmimit të madh, duke e rikthyer atë në vlerën fillestare prej 100 mijë eurosh.
Përjashtim nga vendimi kishte vetëm për Eglin dhe Jozin, pasi ata u hynë në shtëpi për herë të dytë.
Duhet theksuar, që po ashtu Gerta nuk do të jetë më në nominim automatikisht.
Vëllai i Madh, po ashtu ka futur tre kuti të reja emergjence, të cilat mund të thyhen njëherë në ditë, nga të gjithë banorët, edhe nga ata që kanë thyer të tilla më herët.
Për Olën, dënimi ishte se ajo do të përjashtohet nga përfitimi i avantazheve në lojë.