Reperi i njohur Mozzik po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tij në planin personal. Prej më shumë se një viti, ai ka bërë publike lidhjen me bukuroshen Lotina Haziri, dhe duket se ndjenjat mes tyre po bëhen gjithnjë e më të forta.

Edhe pse çifti nuk ngurron të ndajë momente të ëmbla në rrjetet sociale, ka qenë vetë Mozzik ai që së fundmi ka bërë një deklaratë shumë romantike dhe spontane për dashurinë e tij.

Gjatë një koncerti të mbajtur në Zvicër, reperi u pyet se çfarë e mban në formë, dhe pa u menduar shumë ai u përgjigj: “Dashuria, asgjë tjetër. Njeriu i dashuruar s’ka më mirë.”  tha ai nder të qeshur

Share this:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *